Interi nuk ka ndërmend të ngrejë një mur te fortë për të mbajtur Lautaro Martinez. Kjo është ajo që ka lënë të kuptohet me deklaratën e tij të fundit Bepe Marota kur u pyet për interesin e shfaqur nga Barcelona që e konsideron sulmuesin argjentinas si pasuesin ideal të Luis Suarez kur uruguajani të largohet nga kampionët e Spanjës. Drejtori Sportiv I Interit theksoi se klubi dëshiron ta mbajë Martinez, por nëse ky I fundit ka ide të tjera në kokë, atëherë gjendja do të studiohet.
‘Jemi Interi dhe nuk e shohim të nevojshme që të shesim lojtarë-u shpreh Bepe Marota-duam të krijojmë lojtarë të rëndësishëm dhe të rinj si lautaro dhe Romelu Lukaku. Thënë këtë, fati I një futbollisti është vetëm në kokën e tij. Nëse Lautaro dëshiron të qëndrojë me ne, do të jemi shumë të lumtur për këtë. Në këtë moment ai është bashkë me ne dhe jemi të kënaqur. Por nëse ai do të dojë të ndjekë tjetër rrugë, do të vlerësojmë situatën’.
Lautaro Martinez ka në kontratën me Interin një klauzolë të aplikueshme vetëm për 15 ditë të muajit korrik prej 111 milionë Eurosh. Nëse kalon ky afat Interi mund të bëjë një rivlerësim të kartonit të sulmuesit që do të thotë se klubi I interesuar për Lautaron duhet të mendojë seriozisht për pagesën e klauzolës nëse nuk dëshiron që cmimi I futbollistit të rritet akoma më shumë.
Sfidanti.al