Vanda Nara festoi në Paris 33 vjetorin e saj të lindjes teksa organizoi një festë të vecantë së bashku me Mauro Ikardin dhe disa miq të tyre. Në këtë festë ishin të pranishëm disa prej shokëvë të skuadrës së Ikardit te Paris Sën Zhermeni si Kavani, Paredes, Di Maria e Kejlor Navas të shoqëruar nga bashkëshortet dhe të fejuarat e tyre. Eventi padyshim që nuk është mbajtur sekret nga futbollisti argjentinas që në profilin e tij në Instagram postoi foto nga kjo festë të shoqëruara edhe me urimin për bashkëshorten dhe njëkohësisht edhe agjenten e tij.
‘Gëzuar ditëlindjen, zemër-shkruan Mauro Ikardi në postimin e tij-një tjetër vit përkrah teje, një tjetër vit lumturie me ty. Të dua’
Sfidanti.al