Ajaksi eliminohet nga Champions, dëshpërohet Frenki De Jong në Milano

Kalimi I Barcelonës në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve nuk përbën lajm duke qenë se katalanasit e kishin siguruar atë më parë, madje si fitues të grupit të tyre. Pavarësisht mungesës së Messit dhe Pike, kampionët e Spanjës e nderuan ndeshjen e tyre të fundit në grup ndaj Interit duke e fituar atë për të zyrtarizuar në të njëjtën kohë edhe eliminimin e zikaltërve.

Në këtë përballje  në fushën e lojës zbriti edhe Frenki De Jong edhe pse për 25 minuta. Holandezi tashmë është bërë një pikë referimi për trajnerin Valverde që nuk hoqi dorë prej tij edhe në një ndeshje        që nuk kishte asnjë vlerë për Barcelonën, por që fundi I saj rezultoi I vecantë për De Jong.

Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit të sfidës së San Siros, telekamerat kapën De Jong në një moment dëshpërimi ndërsa e gjithë skuadra festonte, një imazh që bëri xhiron e botës dhe në mënyrë instinctive lindi pyejtja: Cfarë I ndosdhi holandezit?

De Jong mesa duket në atë moment duke parë rezultatet e ndeshjeve të tjera mësoi se Ajaksi I tij u eliminua nga Valencia dhe Celsi që e zbritën skuadrën e Ten Hag në Europa League. Ishte kjo një goditje e fortë për një futbollist që deri vitin e kaluar ishte një pikë referimi për ‘Harkëtarët’ holandezë përpara se të merrte fluturimin drej Camp Nout. Është e qartë se De Jong ka ende dashuri për klubin nga Amsterdam, eliminimi të cilit e hidhëroi disi mbrëmjen triumfuese të De Jong me Barcelonën. Nuk është hera e parë që vihet re kjo lidhje e ngushte e De Jong me Ajaksin. Vitin e kaluar në ndeshjen e tij të fundit me Ajaksin, mesfushori u bë protagonist I një sjelljeje jo të zakontë. Kamerat e shumta e filmuan teksa I kërkonte arbitrit të sfidës që ishte gati për të fërshëllyer fundin e saj, që të zgjaste ndeshjen edhe për pak minuta për të mbajtur pak më gjatë fanelën e Ajaksit.

‘A mund ta zgjasësh edhe pak kohën shtesë të lutem? Dua të luaj sa më gjatë të jetë e mundur-ishgte përkthimi I bërë nga Give Me Sport I bisedës së De Jong me arbitrin. Por nëfund, momenti për të lënë Ajaksin erdhi, ashtu sikurse për skuadrën e Ten Hag për të lënë Ligën e Kampioneve

Sfidanti.al