Ylli portugez i futbollist, Kristiano Ronaldo, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, është një nga futbollistët më popullorë dhe më të dëshiruar, por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Hapat e tij të parë, si futbollist, ai i ka bërë në akademitë lokale të futbollit të ekipeve Andorinja dhe Nasional, gjatë viteve 1992 – 1995, kohë, kur ai nisi që të dallohej nga fëmijët e tjerë, por lojtarët fëmijë të asaj periudhe e mbajnë mend mirë atë kohë. Një nga ata, Rikardo Santos, bëri të ditur pseudonimin e parë të Ronaldos që këtij të fundit iu dha, kur luante në Andorinja.
“Ne ishim tetë-nëntë vjeç dhe, që atëkohë, Ronaldo ishte një futbollist i shkëlqyer. Mbaj mend se ai, gjithnjë, donte që ta zotëronte topin dhe, kur nuk ia jepnin topin, Ronaldo fillonte të qante. Qante edhe kur ne nuk fitonim, kështu që, pas një farë kohe, ne filluam që ta quanin atë “qaramani”!
Edhe kur u rrit, ai nuk e ndërroi zakonin dhe vazhdoi që të qante, kështu që janë afro dhjetë ndeshje të rëndësishme që kamerat e kanë kapur atë, duke qarë, qysh nga kampionati evropian, më 2004, madje edhe deri më sot. Sigurisht që kjo nuk e ul vlerën e tij si futbollist i madh.