Tallje skoceze: Glasgou Renxhersi eliminohet nga një ekip amatorësh!

Një sensacion i vërtetë ndodhi në ndeshjet kualifikuese të mbrëmshme të Ligës së Evropës, në të cilën Glasgou Renxhersi pësoi një nga disfatat më të rënda në historinë e këtij klubi skocez, duke qenë se humbi 2-0 nga ekipi i katërt më i mirë i Luksemburgut, Niderkorn. Ky ekip që përbëhet, kryesisht, nga lojtarë amatorë dhe konsiderohej, plotësisht, një autsajder i vërtetë, arriti një fitore historike. Niderkorni nuk kishte fituar qoftë edhe një ndeshje në 13 ndeshje evropiane, në të cilat kishte arritur të shënonte vetëm një gol dhe të pësonte 41 të tillë!

Por, nata e kaluar ishte e veçantë për këtë ekip luksemburgas që shënoi dy gola në portën e Glasgout dhe e eliminoi atë nga konkurrimi i mëtejshëm në Ligën e Evropës. Ndeshja e parë, e luajtur në Glasgou, ishte fituar 1-0 nga ekipi vendas, ndërkohë që Nuderkorni me dy golat që shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes së kthimit, duke fituar 2-0, arriti të kualifikohej për më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Sfidanti.al