Një meksikan shkojë të blejë cigare dhe përfundoi 11 000 km larg, në Rusi!

“I thashë gruas sime se do të shkoj në një market që të blej cigare, por nuk i thashë se në cilin market”, thotë tifozi i zjarrtë i ekipit përfaqësues të Meksikës, Antonio Garsia.

Meksika luajti mirë në Kupën e Konfederatave që u zhvillua, së fundmi, në Rusi, duke zënë vendin e 4-t, ndërkohë që Portugalia, kampione e Evropës, nuk arriti që ta mundte në dy ndeshje. Vetëm Gjermania arriti ta mundte Meksikën. Dihet mirë se Meksika, kur luan, ka një mbështetje fantastike nga tifozët e vet që nuk munguan as në Rusi, duke shkuar atje, pasi përshkuan “gjysmën e botës”. Një nga këta është edhe Antonio Garsia që gënjeu bashkëshorten e tij që të vinte në Rusi. Dhe çfarë gënjeshtre që i tha! “I thashë asaj se do të shkoja për të blerë cigare në një market që është popullor, këtu te neve, por nuk i thashë saktë se në cilin market.

Sigurisht që ajo nuk priste që unë të shkoja të bleja cigare në një market përtej oqeanit!”, thotë Garsia, duke qeshur. Ai nga qyteti i vet, Puebla, shkoi në Monterei, nga ku me aeroplan mbërriti nga Volfsburg të Gjermanisë, ku atë e prisnin disa të afërm të tij dhe, që andej, me makinën që ua mori hua kushërinjve të vet, ai u nis drejt qytetit rus të Kazanit, ku Meksika luajti kundër Rusisë. “Unë shpenzova të gjitha kursimet e mia në rrugën që përshkova prej afro 11 000 km! Për mua, paratë nuk kanë shumë rëndësi. E vetmja gjë që për mua ka rëndësi, është që të jem pranë lojtarëve tanë”, thotë Garsia që, tani, ka detyrën më të vështirë, të justifikohet dhe t’i kërkojë falje bashkëshortes së vet!

Sfidandi.al