Flitet shumë se “bosi” do të largohet për tek Bajerni, por për momentin ai është i Liverpulit, dhe klubi dëshiron ta respektojë deri në fund. Jurgen Klop pati një të papritur të bukur ndërsa vuri këmbën në kompleksin stërvitor në “Melvud” për ditën e parë të sezonit ri. Sapo hapi derën e zyrës së tij, e “goditi” pamja që pati para syve. Dhoma ishte e mbushur me tullumbacë, ëmbëlsira, kartolina urimi dhe shishe birre. Një mirëseardhje, por më shumë një “gëzuar ditëlindjen, trajner”, pasi gjermani festoi pak ditë më parë 50-vjetorin.
Klop e bëri festën në qershor, së bashku me familjen, ndërsa ishte me pushime dhe larg klubit, por Liverpuli e kishte vënë datën e kujtesës në celular, ndaj edhe u kujtua. Trajneri e bëri për herë të dytë festën, këtë radhë me skuadrën, ndërsa shpreson të fitojë titullin e parë kampion në Angli që nga viti 1990. Do të ishte objektiv i madh për t’u realizuar, ashtu si edhe suksesi në Champions, i pari që pas triumfit të Rafa Benitezit dhe Stiven Xherrardit në 2005.
Sfidanti.al