Serena Uiliams nuk merr pjesë në turneun e tanishëm të Uimbëlldonit, sepse ajo po pret që të lindë një fëmijë. Sa i përket shtatzanisë së Serenës, në tenisin e femrave u kthye intriga, pasi shansin që ta fitojnë titullin e turneut prestigjioz të Uimbëlldonit të këtij viti e kanë të gjitha tenistet që bëjnë pjesë në dhjetshën e parë të ranglistës së ATP-së. Sigurisht që Serenën e kanë mundur në të kaluarën dhe jo të gjithë turnetë Grand Slem të viteve të fundit janë fituar nga ajo, por, sidoqoftë, gjithnjë ka funksionuar formula e drejtë, mjaft e hidhur për tenistet e tjera: “Serena dhe të gjitha të tjerat!”.
“Kur luan Serena, dihet se kush është favorite kryesore dhe kuptohet se kush ka më shumë mundësi që të fitojë. Dhe, ç’është e vërteta, përbën sensacion, kur ajo nuk fiton! Kurse, tani, ne ndodhemi përballë një momenti interesant”, i tha Bi-Bi-Si-së ish-raketa nr.5 e botës, Ana Cakvetadze. Kur Serena nuk merr pjesë në ndonjë turne të madh, si ky i Uimbëlldonit, shansi për ta fituar një turne të tillë rritet 10 herë. “Presioni është i njëjtë, edhe kur Serena ndodhet përtej rrjetës, edhe kur ajo ndodhet diku larg”, thotë tenistja e lartpërmendur ruse me origjinë gjeorgjiane.
Sfidanti.al