Edhe Hames Rodrigez ‘në kthetrat’ e evazionit; hetohet për mashtrim prej 11.6 mln Euro

Hamez Rodrigez është futbollisti i radhës që bie në rrjetën e organeve fiskale spanjolle. në vendin iberik kanë nisur hetimet për mashtrime nga ana e futbollistit kolumbian kur ishte pjesë e Realit të Madridit. Rodriguez që aktualisht është futbollist i bajernit të Mynihut deklarohet se i detyrohet shtetit spanjoll 11.6 milionë Euro.

Sipas organeve tatimore në Spanjë, Rodrigez që u transferua te Reali i madridit në verën e vitit 2014 deklaroi se nuk ishte rezident në vendin iberik, ndërkohë që devijoi të ardhura të siguruara nga të drejtat e imazhit me vlerën e 6.35 milionë Eurove. Kësaj shifre, po t’i shtosh gjobën dhe interesin arrin në shumën totale prej 11.6 milionë Eurosh që kolumbiani do të duhet të derdhë në llogaritë e institucioneve fiskale spanjolle, shifër kjo që është ndër më të rëndësishmet që është fshehur nga ndonjë futbollist i Ligës Spanjolle.

sfidanti.al