Ronaldo ‘mbyll’ telashet; akord me organet fiskale, do paguaje 18.8 milione Euro

Agjencia Spanjolle e të Ardhura arrin paqen me Kristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez, tashmë futbollist i juventusit, do të derdhë në arkat e shtetit spanjoll shifrën e 18.8 milionë Eurove për evazionin fiskal të kryer prej tij për vlerën e 14.4 milionë Eurosh.

Futbollisti 33 vjecar do të dënohet me 2 vjet burg, një dënim ky që do të pezullohet duke qenë se për Ronaldon nuk ka precedënt penal. Kristianio Ronaldo u dënua me kryerjen e 4 krimeve fiskale gjatë periudhës 2011-2014, por tani ai do të jetë e lirë pas akordit të arritur me Agjencinë e të Ardhurave Spanjolle.

sfidanti.al