Federata konfirmon besimin te Tite; trajneri rinovon deri ne 2022

Federata Braziliane konfirmon besimin e saj te trajneri Tite për ‘Seleçaon’. Trajneri 57 vjecar në fakt ka rinovuar kontratën e tij me qeverinë e futbollit të vendit amerikano latin edhe për 4 vjet të tjerë deri në vitin 2022 që do të thotë se ai do të drejtojë Brazilin edhe në Botërorin e Katarit gjithnjë nëse Brazili do të arrijë të kualifikohet.

Tite u caktua në drejtimin e skuadrës 5 here kampione në vitin 2016 dhe në 26 ndeshje të zhvilluara në drejtimin e tij, Brazili ka mundur të fitojë 20 dhe të humbasë vetëm 2. Në fazën kualifikuese, Brazili ishte praktikisht perfekt dhe e siguroi shumë shpejt pjesëmarrjen në Botërorin e Rusisë. Por në eveniment gjërat nuk shkuan ashtu sic shpresohej në vendin amerikanolatin, pasi Brazili u eliminua në cerekfinale Kupës së Botës nga Belgjika e cila e mundi me rezultatin 2-1.

sfidanti.al