Morata në shënjestrën e Milanit nëse dështohet me Higuain

Milani e ka vendosur objektivin e tij; t’i dhurojë trajnerit Gatuzo një futbollist të një nivelit të lartë. Së fundmi kuqezinjtë kanë nisur punë në gjetjen e një qendërsulmuesi dhe Higuain është opsioni i parë. Bisedimet kanë arritur deri aty sa të mendohet për një shkëmbim ku përfshihen edhe Bonucci e Rugani. Nëse kjo tratativë do të dështojë, atëherë drejtuesit e Milanit do të tentojnë të sjellin në Milanelo një tjetër emër; Alvaro Morata.

Mësohet se Leonardo, Drejtori Teknik e Sportiv i milanit ka hyre në kontakte me përfaaësuses te Moratës për të parë mundësinë e transferimit të tij të klubi milanez, ndërkohë që Çelsi kërkon 65 milionë Euro për kartonin e sulmuesit spanjoll.

Kështu që për kuqezinjtë lind detyra që të arkëtojnë të ardhura sidomos nga shitja e lojtarëve. Për këtë arsye, milani ka rinisur bisedimet me Atletiko Madrid për transferimin e Nikola Kalinic. Ideja fillestare e Atletiko madrid ishte që të merrte kroatin në formë huazimi, por sipas Sky Sporta, duket se spanjollët dhe Milani kanë gjetur një akord për shitjen përfundimtare te futbollistit te Atletiko.

sfidanti.al