Tifozët e kishin të qartë; goli i Pavard më i bukuri i Botërorit

Goli i shënuar nga Pavard në ndeshjen mes Francës dhe Argjentinës është më i bukuri i botërorit të Rusisë. ky është verdikti i 3 milionë personave që votuan në sondazhin e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit nëpërmbjet ëebsite të saj fifa.com.

Nga përfundimi i votimeve rezultoi se pjesa më e madhe e preferencave shkoi pikërisht për 22 vjecarin francez që shënoi me një gjuajtje të fortë jashë zone në përballjen me Argjentinën e Mesit duke e barazuar rezultatin në 2-2, në fund franca e fitoi përballjen me 4-2.  Pas tij, golat që morën më shumë vota ishin ata të Kinteros në ndeshjen Kolumbi-Japoni dhe Luka Modric në Kroaci-Argjentinë.

Ronaldo dhe Messi jo më kot po dominojnë futbollin botëror pasi ata janë në gjendje që të lënë gjurmë edhe në evenimentet ku nuk shkëlqejnë sic ndodhi në këtë rast. Goli i portugezit ndaj Spanjës dhe ai i argjentinasit ndaj nigeris, janë përfhsire mes 10 golave më të bukur të Botërorit dhe nga votimet janë renditur respektivisht në vendin e 4 dhe të pestë. Pas tyre janë golat e Çerishev, Çadli, Musa, Kuarezma dhe Toni Kros.

sfidanti.al