Nga goja e Shaqirit del mjaltë: “Klop është person madhështor..”

Xherdan Shaqiri ka thënë se trajneri Jurgen Klopp e ka luajtur rolin kryesor në kalimin e tij në Liverpool nga Stoke City këtë verë.
Anësori kosovar iu bashkua skuadrës së Jurgen Klopit në fillim të këtij muaji për 15 milionë euro nga skuadra e rënë nga Premierliga, Stoke City.
Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me të kuqtë.
“Kur dëgjova se klubi më dëshironte, desha të vija sepse e kam njohur Klopin për një kohë të gjatë. E kam admiruar atë për shumë kohë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Shaqiri.