Murinjo e di se çfarë do “djalli”, një mbrojtes dhe një sulmues

Deri tani, Mançester Junajtidi ka sjellë në “Old Trafford” mesfushorin Fred, mbrojtësin Diogo Daslot dhe portierin Lij Grant, por, megjithatë, “Speciali” konsederon se ekipi i tij ka nevojë edhe për dy përforcime t ëtjera.
“Unë e di se çfarë dua, dua edhe dy përforcime të tjera”, vuri në dukje trajneri i “djajve të kuq”, duke theksuar se ai është dakord që tregu i transferimeve në Angli të mbyllet me herët.
“Kështu do të ishte më e drejtë. Sipas meje, tregu i transferimeve duhet të mbyllet para fillimit të sezonit”, theksoi trajneri portugez, duke saktësuar se ai ka nevojë për një mbrojtës tjetër dhe një sulmues anësor.
Sfidanti.al