Kandidohen 11 trajnerët më të mirë në botë, Zidan “i pavdekshshëm”

“Shtëpia” botërore e futbollit, FIFA, ka paraqitur një listë prej 11 trajnerësh, nga të cilët do të zgjidhjet trajneri më i mirë në botë i sezonit të kaluar. Fituesi i vitit 2017, Zinedin Zidane, është përsëri midis kandidatëve, si edhe bashkatdhetari i tij, Didie Deshamp, që e çoi Francën drejt titullit të kampiones sëbotës. Fituesi i çmimit të trajnerit më të mirë të botës do të përcaktohet me votat e tifozëve, gazetarëve, trajnerëve dhe kapitenëve të përfaqësueseve. Për të përcaktuar fituesin, do të merren parasysh rezultatet e arritura gjatëperiudhës 3 korrik 2017-15 korrik 2018. Trajnerët e nominuar janë si vijon:
Masimiliano Alegri (italian) – Juventus
Stanislav Çerçesov (rus) – Rusi
Zllatko Daliç (kroat) – Kroaci
Didie Deshamp (francez) – Francë
Pep Guardiola (spanjoll) – Mançester Siti
Jyrgen Klop (gjerman) – Liverpul
Roberto Martinez (spanjoll) – Belgjikë
Diego Simeone (argjentinas) – Atletiko e Madridit
Ernesto Valverde (spanjoll) – Barcelona
Zinedin Zidane (francez) – Reali i Madridit
Sfidanti.al