Ne nje interviste per te perditshmen spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, presidenti i Barcelones Josep Maria Bartomeu sqaroi disa ceshtje thelbesore te kesaj vere te Barcelones dhe merkatos se saj duke nisur qe nga kapiteni Lionel Messi.
‘E ka thene shume here qe deshiron te mbylle karrieren ketu dhe nuk kam asnje dyshim qe do te rinovoje kontraten me ne-tha Bartomeu-kam nje raport te mire me te, ashtu sikurse edhe me futbollistet e tjere qe kane mbajtur shiritin e kapitenit te Barcelones. Persa i perket Lautaro Martinez, kemi folur me Interin, por bisedimet per momentin jane ndalur’.
Nje tjeter teme e nxehte per Barcelonen eshte ajo e nje rikthimi te mundshem te Neymar te skuadra katalanase me Bartomeun qe ftohu entuziazmin e tifozeve te Barcelones.
‘Po studiojme ende strategjite e merkatos-vijoi Bartomeu-por futbollistet nese nuk vijne nepermjet tratativave ku jane te perfshire lojtare te tjere, veshtire se do te vijne direkt me pagimin e parave cash’.
Persa u perket blerjeve te ketij sesioni merkato, Bartomeu tha: ‘Kemi 7 lojtare te rinj; i riu Pedri qe ka shume talent, Trincao, Matheus Fernandes e Pjanic. Pastaj jane edhe ata te Barca B qe do te jene pjese e Skuadres se pare si Araujo, Riqui Puig dhe Ansu Fati’.
Sfidanti.al
‘