Të kuptohemi, ai është një profesionist i vërtetë, një sulmues që ka fituar Kupën e Botës me Francën, dhe që ka luajtur me disa nga skuadrat më të mira të Anglisë si Arsenalin e Çelsin. Ndaj, edhe Olivie Zhiru qendroi tek Blutë e Londrës për shkak të aftësive të veta, ndonëse duket se u bind nga një bisedë e së shoqes me drejtoren e klubit. Gruaja e Zhirusë, Xheniferi, qenka shoqe me drejtoreshën e Çelsit, rusen Marina Granovskaja, dhe kjo e fundit i kërkoi amerikanes që ta bindte të shoqin për të mos u larguar. Sulmuesi francez e kishte mbledhur mendjen që të shkonte tek Interi në Itali, apo edhe diku tjetër, sepse po luante pak dhe sepse trajneri Lampard po favorizonte të riun Abraham. Pas rifillimit të kampionatit, Zhiru shënoi gola të rëndësishëm që ndihmuan Çelsin të kualifikohej për në finalen e Kupës së Anglisë, dhe të mbetet (deri një javë para përfundimit) në zonën Champions, kontribut që e vlerëson edhe Lampardi.
Sfidanti.al