Drejt Inter-Roma, Conte: Duam të nderojmë titullin, të përqendruar deri në fund

‘Kemi 3 ndeshje ndaj skuadrave të rëndësishme dhe duam të fitojmë për të nderuar deri në fund titullin e fituar’. Këto ishin fjalët e trajnerit të Interit, Antonio Conte në intervistën e dhënë për Inter TV duke qenë se ishte anuluar konferenca për shtyp e tij në prag të sfidës me Romën.

‘Objektivi ynë është që të japim gjithnjë maksimumin, në të gjitha ndeshjet dhe të jemi të përqendruar deri në fund-vijoi trajneri i skuadrës kampione të Italisë-ndaj Sampdorias, lojtarët bënë vërtet një punë shumë të mirë, pash veprime të bukura në lojë. Jam i kënaqur se pavarësishtr ndryshimeve të shumta, paraqitja e skuadrës ishte e mrekullueshme. Merita është e këtyre lojtarëve që janë profesionistë në mënyrë të padiskutueshme. Është e drejtë të nderosh fitoren e kampionatit në mënyrën më të mirë të mundshme, fitorja duhet të jetë e fiksuar në trurin tonë’.

Sfidanti.al