Dhe kush flet, Guardiola : Është e pamundur të fitohen katër trofe në një vit

Pep Guardiola i cilësoi si “absurde” shanset e Mançester Sitit që të fitojë në katër konkurrimet e mundshëm, ku ai po merr pjesë në këtë sezon. “Qytetarët” kanë dalë në finale të Kupës së Ligës mbas fitores bindëse 9-0 kundër Bartonit modest në gjysmëfinalem e parë, ndërkohë që ata po luftojnë për titullin e Premier Ligës, janë kualifikuar për në 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampioneve dhe në raundin e 4-t të FA Kupës (Kupës së Mbretëreshës) se Anglisë.
“Jo, sigurisht që jo. Besoj se kjo është e pamundur. Tani, ne kemi dalë në një finale dhe synimi është që të fitojmë ndeshjen tjetër. Ne nuk e shohim gjithnjë tabelën, ne përgatitemi njëlloj për çdo ndeshje. Kur je klub i madh, duhet të luash njëlloj në çdo ndeshje, nuk ka relaksim. Ky duhet të jetë mentaliteti fitues i një klubi të madh”, tha Guardiola.
Sfidanti.al