Klopi zbulon pengun e karrieres, Mane i iku nga dora në Dortmund

Jyrgen Klopi energjik konsiderohet aktualisht si një nga trajnerët më të mirë të së sotmes, por ai, ashtu si edhe të tjerët, mendon se ka bërë ca gjëra, për të cilët tani pendohet.
Kështu, ky trajner gjerman konsideron si një minus i madh të tij se ai la që t’i ikë nga duart shansi që të sillte më 2014 te Borusia e Dortmundit, të cilën ai drejtonte, futbollistin afrikan Sadio Mane që luante atëkohë me Salcburgun austriak.
“Unë kam bërë disa gabime ne jëtën time dhe një nga më të mëdhenjtë është shansi që unë lashë të më ikë nga dora që ta sillja Manen në Dortmund. Ne ishim bashkë në zyrë dhe biseduam. Unë nuk isha i sigurt lidhur me të dhe ky është gabimi im. Ai është një djalë fantastik dhe jeta më dha shansin e dytë që të punoj me të dhe unë shpresoj se ne të dy do ta shfrytëzojmë këtë shans”, vuri në dukje Klopi.
Sfidanti.al