Përpara ndeshjes ndaj Derbi Kauntit, Marselo Bielsa vendosi të bënte një lëvizje që shkaktoi polemika. Trajneri i Lids Junajtidit dërgoi një pjesëtar të grupit të tij të punës për të vëzhguar kundërshtarin në stërvitje, dhe kjo krijoi zhurmë, aq sa liga e futbollit hapi një hetim.
Bielsa thirri, më pas, një konferencë për shtyp, për të sqaruar veprimet e tij. “Unë kam dërguar njerëz të tillë në çdo ndeshje këtë sezon, – u shpreh trajneri i Lidsit, – më duhet informacion sesi luajnë kundërshtarët, që ta kem më të lehtë për t’i mundur”. Ai bëri sqarime përpara gazetarëve duke përdorur dosje, faqe të programit eksel (exel), dhe analiza të videove.
Trajneri i Derbit, Frenk Lampard, reagoi ashpër pas humbjes së ndeshjes së kaluar, 0-2 në fushën e Lidsit, duke thënë se “veprimet e Bielsës nuk janë një shkelje e vogël e rregullave, por një shkelje e plotë e Lojës së Ndershme”. Nuk dihet se çfarë masash do të marrë liga profesioniste për veprimin e trajnerit 63-vjeçar.
Sfidanti.al