Padyshim, lajmi që ka bërë xhiron e botës këtë javë ishte ai për rikthimine Karim Benzema në përfaqësuesen franceze, Didier Deschamps e përfshiu sulmuesin e Realit të Madridit në listën e 26 futbollistëve që do të jenë në Evropianin e kësaj vere dhe trajneri I Gjelave foli për arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim në një intervistë për Telefoot
‘Nuk do të flas shumë për diskutimet që pata me Benzema-tha Deschamps-por biseda jonë ishte shumë e gjatë. Nuk do të them se kur, apo si e nëse rikthimi I Benzemasë te Franca mund të kishte ndodhur më parë. Më parë nuk u ploësuan kushtet, tani po. Nëse vendosa për rikthimin e tij, mund të imagjinoni që ishte mirë’
Deschamps foli edhe për tema të tjera sic ishin akuzat për racizëm ndaj tij
‘Doni që të flas për gjëra të pakëndshme-shtoi Deschamps-u tha se isha racist, psh. Që nga ajo ditë nuk jam I njëjti. Nuk I shoh gjërat në të njëjtën mënyrë, u shkëputa nga gjithcka. Por ajo që ka rëndësi është e sotmja dhe e nesërmja. Fakti që Benzema nuk u kthye më përpara, nuk e pengoi kombëtaren franceze të arrijë rezultate të mira’.
Sfidanti.al