Fundi i sezonit u shërben skuadrave edhe për të prezantuar zyrtarisht uniformat që do të përdorin në sezonin pasardhës. Disa prej tyre, madje edhe I kanë veshur në ndeshje kampionati. Një prej klubeve që ndoqi këtë tendencë është edhe Borussia Dortmund.
Klubi verdhezi prezantoi fanelat e reja për sezonin 2021/22 dhe ajo që ra në sy ishte mungesa e Erling Haaland dhe Jadon Sancho në videon promovuese të kësaj fanele dhe në vendin e tyre ishin Marco Reus, Emre Can dhe Thorgan Hazard. Por këta dy futbollistë shfaqen në videon e dfestimeve të golave të kësaj skuadre të sezonit që sapo u mbyll.
Edhe pse janë ende në shitje në faqen e internetit të fanelave të Haaland dhe Sancho, përsëri mbetet domëthënës fakti që ata nuk shfaqen të veshur me fanelën e re. Për më tepër të dy futbollistët kanë akorde komerciale me të njëjtën markë amerikane
Sfidanti.al