Kevin De Bruyne është shpallur Futbollisti më i mirë i Premier Leagues në këtë sezon. Mesfushori belg që ka qenë gjithnjë i dyti në klasifikimet për këtë cmim në sezonet e kaluara pavarësisht fitores së titullit kampion me Manchester City arrin të marrë këtë cmim pikërisht në vitin kur ai nuk mundi të fitojë titullin e Premier Leagues
De bruyne 29 vjec, ka mundur të japë 20 assiste këtë sezon duke barazuar rekordin e Henry dhe ka qenë lojtari kyc në skemat e Guardiolës edhe pse këtë sezon e mbylli vetëm me një trofe të fituar, Kupën e Ligës pasi Manchester City mundi Aston Villan në muajin shkurt.
Sfidanto.al