France-Gjermani në Champions, Macron ‘ngacmon’ Merkel

Në fund presidenti francez Emmanuel Macron nuk rezistoi dhe i drejtohet Merkelit për ta ngacmuar në një farë mënyrë pasi u mësua se në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve do të jenë 2 skuadra gjermane dhe 2 franceze. ‘Në Bruksel si në fushën e lojës, Franca dhe Gjermania, motorët e Evropës. Kancelarja Merkel nuk do të më qortojë se do të mbështes PSG dhe Lyonin të martën e të mërkurën’-shkruante Macron në postimin e tij në rrjetin social Twitter

I vënë nën akuzë pas vendimit për të mbyllur që në muajin prill sezonin futbollistik të Ligue 1, ndryshe nhga sa ndodhi me Bundesligën, Premier League, La Ligën dhe Serinë A, javë më vonë, futbolli francez kthehet të mburret të Evropë. Meritën e kanë Paris Saint Germaini dhe Lyoni që për herë të parë i japin mundësinë Francës të ketë 2 përfaqësues në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, në atë që do të jetë një përballje e dyfishtë me Gjermaninë që përfaqësohet nga Bayerni i Mynihut dhe Leipzigut.

Sfidanti.al