Thiago i afrohet Liverpoolit, akord 4 vjecar dhe tashmë ka gjetur shtëpi

Bayerni i Mynihut dhe Liverpooli janë të dënuar të fgjejnë një akord për Thiago Alcantara. Mesfushori e ka gjetur marrëveshjen me skuadrën e The Reds për 4 sezonet e ardhshme, madje ua ka konfirmuar kalimin te skuadra e Klopp edhe një pjese të  shokëve të skuadrës aktuale, lajm ky që publikohet nga RMC Sport dhe disa media britanike

Përvec kësaj, mësohet se Thiago ka arritur të gjejë edhe shtëpi në qyetetin e The Beatles gjë që konfirmon se cështja e kalimit të tij te Liverpool po shkon drejt një fundi të lumtur. Por pavarësisht gjithckaje, është një aspekt për të cilin nuk është arritur ende asnjë akord dhe bëhet fjalë për shifrën që Liverpooli duhet të paguajë për kartonin e tij

Klubi bavarez është në dijeni të planeve të Thiagos prej kohësh,dicka që e pranoi edhe vetë Rummenigge që ka vendosur një cmim për të; 30 milionë Euro, shifër të cilën drejtuesit e Liverpoolit e kanë konsideruar shumë të lartë duke marrë parasysh moshën e futbollistit, 29 vjec, kohëzgjatjen e kontratës së tij me Bayernin deri në qershor të 2021 dhe vullnetin e vetë Thiagos. Për momentin nuk ka një afrim mes palëve në këtë cështje por pritet që gjithcka të përfundojë menjëherë pas Ligës së Kampioneve.

Që nga 2013 kur kaloi te Bayerni i Mynihit, Thiago u shndërrua në një futbollist të rëndësishëm për të gjithë dhe për cdo trajner që drejtoi skuadrën bavareze. Mesfushori i përfaqësueses spanjolle luajti 233 ndeshje zyrtare përpara asaj me Barcelonën me 31 gola të shënuar dhe 37 assist të dhënë të shoqëruar këto me një numër pafund trofesh të fituar në Gjermani. Këtë vit ai kërkon të fitojë Ligën e Kampionebe për herë të dytë, të parën e fitoi si futbollist i Barcelonës.

Sfidanti.al

.