Trajneri i përfaqësueses së Kroacisë, Zllatko Daliç, arriti një sukses të madh në Botërorin e fundit në Rusi, ku ekipi i tij doli në finale dhe zuri vendin e dytë, pasi u mund në finale nga Franca 4-2. Mbas këtij suksesi, trajneri Daliç tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdhenj, por ai i hodhi poshtë të gjitha ofertat e deritanishme.
Por, sipas lajmeve në të fundit, Daliçit ia ka vënë syrin një klub kinez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ky klub, sikurse thuhet, është gati t’i ofrojë Daliçit një kontratë trevjeçare dhe një pagë prej 8 milionë eurosh në vit dhe, duke pasur parasysh edhe bonuset, ai mund të fitoi gjatë tre viteve rreth 30 milionë euro që, në fakt, ëshë një shumë, të cilin vështirë se mund ta refuzosh.
Sfidanti.al