Çmenden kinezët, duan të transferojnë edhe arbitrin Klatenburg

Kina ka filluar prej kohësh një projekt, me qëllimin për të pushtuar botën e futbollit, pasi shumë klube kanë transferuar në Azi me oferta milionere, lojtarë shumë të famshëm. Por kinezët duket se janë të gatshëm për të bërë çmendurira që i kalojnë të gjitha limitet, pasi tashmë kërkojnë të transferojë edhe arbitrin më të mirë në botë, Mark Klatenburg.

Sipas burimeve të tabloidit britanik “Mirror”, Klatenburg është konceptuar si një marketing shumë i mirë për Superligën e Kinës. Kujtojmë që arbitri britanik ka gjykuar finalen e Euro 2016 dhe Champions League të po këtij viti.