I biri i Shumaherit do të konkurrojë në Formulën 3

Mik Shumaheri, i biri i kampionit të shtatëfishtë të Formulës 1, Mihael Shumaher, i është bashkuar ekipit Prema Poëerteam që merr pjesë në kampionatin evropian të Formulës 3, i bëri të ditur vetë Miku portalit ftj.com. “Kalimi në Formulën 3 është një hap ideal për mua, ndërkohë që  unë mezi po pres që të fillojë sezoni i ri. Unë jam mjaft i kënaqur me kalimin tim te Prema, pasi ky është një ekip profesionistësh dhe unë do të kem mundësinë që të mësoj shumë gjera të reja”, tha Shumaheri i ri që, më 2017, do të mbrojë ngjyrat e ekipit Prema.

Sezonin e kaluar, piloti i ri i mësipërm garoi në përbërje të këtij ekipi në Formulat 4 italiane dhe gjermane. Ky pilot  17-vjeçar ka arritur, deri tani, 10 fitore. I ati i tij, Mihaeli, po kalon një kurë rehabilitimi në bregun e Liqenit të Gjenevës në Zvicër. Ai u kthye në vilën e tij nga klinika në shtator 2014. Deri atëkohë, ai ndodhej në koma, për shkak të një aksidenti fatkeq që i ndodhi, kur po bënte ski në dhjetor të vitit 2013. Në atë kohë, piloti i famshëm gjerman ra dhe goditi me kokë një gur.

Sfidanti.al