Pol Gaskoinj, “bisha” që nuk qëndron dot në këmbë

Përsëri Pol Gaskoinj… Ish-ylli i futbollit anglez, prej vitesh vazhdon të jetë i pranishëm në lajme për ngjarje aspak të këndshme. Së fundmi, ai ka përfunduar sërish në spital, me një plagë në kokë, pasi i dehur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Sipas tabloidit britanik The Daily Mail, nuk dihet saktë dinamika e ngjarjes dhe nëse në të janë të përfshirë të tjerë persona. Stafi i hotelit nuk pranoi të komentonte për shtypin londinez, por dëshmitarët rrëfyen për gjendjen jo të mirë të ish-futbollistit, i cili prej vitesh është në një betejë me alkoolin.

Sfidanti.al