Boksieri irlandez i stilit të përzier (MMA), Konor Makgregor, premtoi se do t’ia thyerjë turinjtë boksierit amerikan Fllojd Mejudher. Këtë premtim ky luftëtar irlandez e bëri në akauntin e tij në Instagram. Makgregori postoi edhe një fotografi me rivalin e tij të mundshëm, duke shënuar poshtë saj: “Kam bërë në mend që t’ja thyej atij turinjtë!”. Më 15 dhjetor, Mejudheri i ofroi 10 000 dollarë çdokujt që do të krijonte shënimin më të mirë për videoregjistrimin e ndeshjes, në të cilën boksieri irlandez i lartpërmendur u mund nga Nejt Diasi. Zërat për një duel eventual mes Mejudherit dhe Magregorit kanë filluar të qarkullojnë që në muajin maj.
Më 1 dhjetor, kampioni absolut (Makgregori) i “kampionatit të luftëtarëve” (boksit me rregulla mjaft të lira) siguroi licencën e boksierit në shtetin e Kalifornisë, ndërsa, më 17 nëntor, ai deklaroi se dëshiron 100 milionë dollarë për një ndeshje, të zhvilluar sipas rregullave të boksit, kundër Mejudherit. Në ringun profesionist, boksieri amerikan ka zhvilluar 49 ndeshje, gjatë të cilave nuk ka pësuar asnjë humbje. Në 26 ndeshje, ai e ka dërguar në nokaut kundërshtarin. Makgregori, nga ana tjetër, ka zhvilluar 24 ndeshje sipas rregullave të MMA-së, gjatë të cilave ka arritur 21 fitore (18 nokaute) dhe ka pësuar tri humbje.
Sfidanti.al