Cilët janë më të mirët e Ligës së Evropës? Hazar, Joviç apo Zhiru?

Federata evropiane futbollit (UEFA) ka përcaktuar tre kandidatët për futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar të Ligës së Evropës. Në finalen angleze në Baku (Azerbaixhan) Çelsi mundi 4-2 Arsenalin, ndërkohë që një futbollist i ekipit fitues është favorit për titullin e më të mirit.

Eden Hazar fitoi trofeun e Ligës së Evropës edhe u bashkua me Realin e Madridit, ndërkohë që ai është një nga nominuesit kryesorë. Nominuesit për futbollistin më të mirë të sezonit 2018-2019 janë:

  • Eden Hazar (Çelsi)
  • Luka Joviç (Aintraht Frankfurt)
  • Olivie Zhiru (Çelsi).

Sezonin e kaluar, çmimi i më të mirit të Ligës së Evropës i takoi Antoan Grizmanit.