Në Romë vritet “Diaboliku”, ishte lideri i ultrasve të Lacios

Fabricio Pishiteli, më shumë i njohur me pseudonimin “Diaboliku”, lider i grupit famëkeq të tifozëve ultras të Lacios, u vra në një park në Romë gjatë një sulmi që ka shenjat e një vrasjeje me porosi, bëjnë të ditur mëndimet italiane.

“La Gazeta Delo Sport” vë në dukje se “Diaboliku” u vra me një plumb mbas kokës në parkun “Akuaduk” në lagjen periferike romane, Çineçita. Lideri problematik i tifozëve ultras të Lacios, sikurse thuhet përgjithësisht, kishte lidhje me kotrabandën e drogës, kështu që shumëkush mendon se atë e ka vrarë ndonjë bandë rivale.

Tifozët ultras të Lacios zakonisht mbushin tribunën veriore të “Olimpikos” së Romës dhe ata njihen për pasionin fanatik që kanë për klubin e tyre të Lacios, por edhe për dhunën që ushtrojnë herë pas here në stadiume. Ky grup e merr fillimin e tij nga vitet 1970 dhe ai dallohet për mesazhet raciste dhe antisemite në adresë të tifozëve dhe futbollistëvë rivalë.

Sfidanti.al