Edhe juventinët Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci i bashkohen skuadrës kombëtare italiane të Roberto Mancini. Dy qendërmbrojtësit ishin bllokuar në Torino në izolimin anticovid pas dy rasteve pozitive në stafin e Juventusit dhe pasi morën lejen e Agjencisë Rajonale të Shëndetësisë së Torino shkuan në Coverciano për t’u bashkuar me skuadrën
Vetë Juventusi doli me një komunikatë për shtyp ku bënte të ditur mbylljen e periudhës së izolimit duke autorizuar futbollistët e tij që të bashkohen me skuadrat e tyre respektive kombëtare që do të thotë se edhe Giacomo Vrioni do të jetë nën urdhrat e Edy Rejas për ndeshjet e Kombëtares shqiptare me Kazakistanin dhe Lituaninë.
Italia pas fitores 6-0 në miqësoren me Moldavinë do të luajë dy ndeshjet e Nations League me Poloninë në Gdansk në 11 tetor dhe Holandën në Bergamo në 14 tetor.
Sfidanti.al