Chelsea ‘blindon’ Antonio Conten; gati kontrata e re me 11 mln Euro në sezon

Chelsea blindon Antonio Conten dhe këtë e bën duke i ofruar një kontratë të re të majme dhe duke akorduar një buxhet të rëndësishëm për merkaton e transferimeve. Sipas medias britanike që mori shkas edhe nga deklarate e një dite më parë e trajnerit italian,për Conten është bërë gati rinovimi i kontratës deri në 2021, ndërkohë që ajo aktuale i skadon në 2019. Në të njëtjën kohë, Conte do të përfitojë me kontratën e re një pagë prej 11 milionë Euro në sezone që do ta bëjë atë trajnerin më të paguar në historinë e Bluve. Përsa i përket merkatos së transferimeve, Roman Abramovich ka shprehur gatishmërinë për të plotësuar kërkesën e Contes për të tentuar blerjen e Bakayoko nga Monaco, ndërkohë që italiani dëshiron të ketë nën urdhrat e tij edhe mbrojtësuin Van Dijk nga Southampton.

sfidanti.al