Të gjithë duan Di Marian; në garë për argjentinasin hyn dhe Juventusi

Angel Di Maria është shndërruar në objektin e dëshirave të merkatos për klubet më të rëndësishme evropiane. Pas Interit, skuadra që ka shfaqur interesin për argjentinasin është pikërisht Juventusi. Mësohet se një prej drejtuesve të Zonjës së Vjetër, Fabio  Paratici ka  hyrë në kontakte me agjentin e Di Marias, Pablo Sabbag për studiuar terrenin dhe për të parë sesa mundësi ka që të realizohet transferimi i argjentinasit në Torino. Pengesat në këtë pikë janë të mëdha dhe ajo më e rëndësishmja ka të bëjë me pagën e Di Marias. Shifra që argjentinasi përfiton te Paris Saint Germain është i papërballueshëm për skuadrat e Serisë A dhe këtu përfshihet edhe Juventusit. Kështu që nëse Zonja e Vjetër do të kërkojë shërbimet e Di Marias do të duhet të përgatitet për tratativa të gjata me drejtuesit e Paris Saint Germain për t’i bindur ata që të lejojnë kalimin e Di Marias në Serinë A.

sfidanti.al