Chelsea bën ‘shopping’ te Juventus; 115 mln Euro për Bonuccin e Alex Sandron

Chelsea vë në shënjestrën e tij dy  prej mbrojtëzve të Juventusit dhe  bëhet fjalë për Leonardo Bonuccin dhe Alex Sandron. Sipas asaj që shkruhet te tabloidi ‘The Sun’, Blutë e Londrës janë gati të ofrojnë  115  milionë euro për të dy futbollistët, një ofertë kjo që është jo pak tunduese.kampionët e Anglisë e kërkojnë prej kohësh bonuccin, por ky i fundit ka ditur të rezistojë të paktën deri tani. Megjithatë Blutë e Londrës nuk kanë ndërmend të ndalen aspak madje i kanë dyfishuar përpjekjet duke tentuar dhe brazilianin Sandro për të cilin edhe më parë kishte ardhur një ofertë prej 60 milionë Eurosh por që u refuzua nga Zonja e Vjetër. Megjithatë gjërat mund të ndryshojnë nëse Sandro u bën të ditru drejtuesve të kampionëve të Italisë dëshirën për t’u larguar .

sfidanti.al