Gjerdan Shaqiri është vënë në qendër të vëmendjes para fillimit të sezonit të ri të Ligës së Kampioneve, duke qenë se Liverpuli, me të cilin ai luan, do të ndeshet me Crvena Zvezdën dhe atij do t’i duhet të shkojë në “terrenin e nxehtë” të Beogradit.
Sikurse dihet, Shaqiri gjatë Botërorit të fundit në Rusi, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë shënoi golin e fitores për helvetët, duke e festuar atë në mënyrë provokuese me gjestin e “shqiponjes fluturuese” para tribunës, ku ndodheshin tifozët serbë. Serbët e konsiderojnë këtë gjest si shumë provokues, për shkak të Kosovës së shkëputur prej 10 vitesh nga Serbia.
“Unë nuk ja lejoj vetes që të kem frikë. Kam lexuar dhe kam degjuar shumë gjëra për mua, por unë do të shkoj atje, do të luaj futboll dhe asgjë më shumë. Unë nuk kam frikë nga asgjë dhe do të shkoj në Beograd. Nëse do të luaj, kjo është punë tjetër, sepse varet nga trajneri Jyrgen Klop”, deklaroi Shaqiri. Liverpuli, krahas Crvenës Zvezdës, ka në grup PSZH-në dhe Napolin. Ndeshja mes Zvezdës dhe Liverpulit do të luhet më 6 nëntor në Beograd.
Sfidanti.al