Ljuis Hamilton, një tjetër hap drejt titullit; fiton dhe garën e Singaporit

Ljuis Hamilton i afrohet akoma më shumë titullit Botëror të Formula 1. Piloti britanik shkëlqeu edhe në pistën Marina Bay ku fituo Çmimin e madh të singaporit. i nisur nga pole position, Hamilton nuk e pati aspak të vështirë të vendosë diktatin e tij dhe të administrojë garën të cilën e fitoi me meritë të plotë.

Mjaft mirë u paraqit edhe Maks Vershtapen që u rendit në vendin e dytë, duke lënë pas tuij Sebastian fetel me gjermanin që sheh t’i ndërlikohen gjërat në luftën për titull kur kanë mbetur 6 gara nga fundi i kampionatit. nuk mundën të bënin dot më mirë dy finlandezët, Valteri botas dhe Kimi Raikkonen që u renditën në vendin e 4 dhe të 5, ndërkohë që në të gjashtin u pozicionua Riçardo.

Pas kësaj gare diferenca e pikëve mes Hamilton dhe Feteli thellohet në 40 pikë që rrit shkallën e vështirësisë së pilotit gjerman dhe Ferrarit për pjesën e mbetur të sezonit

sfidanti.al