Ardhja më vonesë në stërvitje, përdorimi i celularëve, mbipesha, zënkat me bashkëlojtarët gjatë stërvitjeve, etj. – të gjithë këto shkelje dënohen në çdo klub dhe shumica e tyre me gjoba financiare. Po ky nuk është rasti i Lajpcigut. Trajneri Ralf Rang nuk nuk beson se “goditja” e xhepit të dhëmbë më shumë.
“Dënimet rrallë herë ndryshojnë ndonjë gjë. Futbollistëve u dhëmb më shumë, kur ata i godet te koha e lirë, sidomos, në ditët e pushimit”, thotë trajneri i lartpërmendur. Dhe kështu atij i lindi ideja e një ndëshkimi orgjinal. Nëse një futbollist ka bërë shkelje, ai dihet të shkojë te “Rrota e fatit të keq” dhe duhet ta rrotullojë atë që të shoh se çfarë dënimi do të t’i bjerë atij midis 11 dënimeve:
1-Asistent topash: të fryjë topat, t’i fus në thasë, t’i çojë në fushë, t’i mbledhë ata mbas stërvitjes dhe t’i pastrojë – 30 minmuta
2-Ndihmës tek ekipet e moshave: të stërvisë disa nga ekipet e moshave të reja në akademinë e klubit në ditën e tij të pushumit – 4 orë.
3-Ciceron: t’iu tregojë vizitorëve dhomat e zhveshjes dhe mjediset e tjerë të klubit – 1 orë.
4-Kopshtar: Kositja e barit në terrenit e klubit 4-6 orë në javë.]
5-“Princesa”: Mbajtja e një veshjeje ngjyrë rozë, psh. fustane balerinash gjatë kohës që shokët bëjnë stërvitje! – 90 min.
6-Barmen –Përgatitja e pijeve para stërvitjes, mbushja e shisheve me ujë – 20 minuta,
7-Fan Shop: Shitja në dyqanin e suvenireve të klubit – 20 minuta.
8-Kuzhina: Shërbimi i sallatave në restorant dhe pastrimi i tavolinave – 30 minuta.
9-Pastrues: Larja e uniformave sportive dhe pastrimi i këpucëve të futbollit – 30 minuta.
10-Autobusi i klubit: Ngarkimi i autobusit me pajisjet e nevojshme, kur ekipi e ka ndeshjen jashtë qytetit të vet.
11-Dhurata për të punësuarit: Blerja e dhuratave të vogla për të gjithë të 60 të punësuarit në klub.
Sfidanti.al