Ronaldo, shënuesi më i mirë me kokë në historinë e futbollit

Kështu thotë Geri Lineker, një legjendë e sulmit që e di se çdo të thotë të realizosh me “krye”. Ish-sulmuesi anglez, që është i dashuruar marrëzisht pas Lionel Mesit, i jep gjithsesi hakun Kristiano Ronaldos, duke i bërë cilësimin e mësipërm, pra si shënuesi me kokë më i mirë në historinë e futbollit. Portugezi realizoi me kokë ndaj Atalantës, dhe ky ishte goli i tij i 25-të me kokë në Champions, më shumë se gjithë të tjerët, dhe sa për krahasim, Luis Figo ka 24 gola gjithsej në këtë konkurrim, duke qenë portugezi i dytë më i mirë pas CR7-ës. Ronaldo ka 137 gola në Champions, duke qenë 14 gola larg Mesit (123), me Levandovskin e Benzemanë që i ndjekin nga larg, përkatësisht me 78 e 73 gola. “Po, Teatri i Ëndrrave është në flakë, – shkruajti Ronaldo më pas, – ne jemi gjallë! Ne jemi Man. Junajtidi dhe nuk dorëzohemi kurrë! Ky është “Old Trafordi”!”

Sfidanti.al