Ronaldo paralajmëron rivalët: Championsi është konkurrim i Realit

Kristiano Ronaldo e nisi me dy gola sezonin e ri të Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve (LK), mbasi “mbretërorët” mundën 3-0 APOEL-in qipriot. “Ne duhet që ta fitonim këtë ndeshje, luajtëm në fushën tonë dhe synonim që ta nisnim sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndoshta, mund të kishim shënuar edhe ndonjë gol tjetër, por, sidoqoftë, edhe me kaq jemi të kënaqur. Synimi ynë kryesor është që të mbrojmë titullin”, tha Ronaldo, duke shtuar: “Liga e Kampioneve është një konkurrim i Realit dhe, sigurisht, që është normale që ne të synojmë ta përsërisim suksesin e një viti më parë”.

Reali i Madridit është i vetmi klub që ka arritur ta mbrojtë titullin në konkurrimin më elitar evropiane dhe, tani, sikurse duket, në historinë më të re të futbollit, ai synon një “het-trik” titujsh!.

Sfidanti.al