Valon Berisha shënon ndaj një ekipi që hyri në historinë e kupave të Europës!

Valon Berisha ndihmoi ekipin e tij, Red Bull Salcburg, të merrte një barazim në fushën e Vitorias së Gimareshit (Guimaraes), në një ndeshje që do të mbahet mend më shumë sesa për golin e tij dhe për rezultatin 1-1. Gimaresh nga Portugalia u bë i pari ekip pjesëmarrës në kupat europiane që nxorri në fushë një formacion pa asnjë lojtar nga Europa. Njëmbëdhjetë futbollistët që nisën ndeshjen ndaj Salcburgut ishin 9 nga Amerika e Jugut, dhe dy nga Afrika. Katër ishin brazilianë, dy kolumbianë, një venezuelian, një uruguajan, një ganez dhe një nga Bregu i Fildishtë. Në pjesën e dytë, ekipi pa europianë nuk mbeti më i tillë pasi në fushë hyri portugezi Kiko. Pedrao kaloi Vitorian në epërsi në pjesën e parë, por pikërisht përpara pushimit, Valon Berisha barazoi.

Formacioni: Dagllas (Brazil) – Garsia (Venezuelë), Zhubal (Brazil), Pedrao (Brazil), Konan (Bregu i Fildishtë) – Selis (Kolumbi), Uakaso (Ganë), Hurtado (Peru) – Rinkon (Kolumbi), Rafinja (Brazil) – Teisheira (Uruguaj).

Sfidanti.al