Real Madrid, Zidane nuk ka dyshime: Guardiola, trajneri më I mirë në botë

Zinedine Zidane përgatitet të përballojë ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve  kundër Manchester City, I ndërgjegjshëm se  do të ketë përballë një kundërshtar të madh sic është Pep Guardiola. Tekniku I Los Blancos nuk I kurseu aspak elozhet për trajnerin katalanas.

‘Guardiola është trajneri më I mirë në botë, e ka treguar gjithnjë-tha Zidane-e tregoi këtë me Barcelonën, më pas me Bayernin dhe tani me Manchester City.Dikush mund të mendojë se ka trajnerë më të mirë, por për mua ai është më I miri. Megjithatë sfida është mes Realit të Madridit dhe Manchester City dhe jo mes Zidane dhe Guardiolës. Mund ta përkufizoni këtë përballje si të doni si një lloj ‘El Clasico’, një derbi, por për mua është vetëm një ndeshje e madhe’.

Reali I Madridit që do të zbresë në fushën e lojës të mërkurën do të jetë ndryshe nga ajo me të cilën Zidane fitoi 3 tituj radhazi në Champions League. Los Blancos që tashmë nuk e kanë më Ronaldon, do të jenë edhe pa Eden Hazard I cili këtë sezon nuk është lënë aspak I qetë nga dëmtimet, me belgun që këtë radhë po vuan një mikrofrakturë në pjesën e kërcirit pranë kaviljes

‘Na vjen  shumë keq për dëmtimin e Hazard-tha Zidane-pres që kur të kthehet ai të japë 100% të tij. E shoh në sytë e tij që nuk është I kënaqur me këtë situatë, por unë pres që ai të mendojë pozitivisht. A do të operohet? Nuk e di se cfarë do t’I ndodhë, dhe as nëse sezoni I tij është mbyllur’.

Manchester City po përjeton një moment delikat pas vendimit të UEFA për përjashtim të klubit nga kompeticionet evropiane për 2 sezonet e ardhshme, por Zidane nuk I interesojnë hallet e Citizens.

‘Nuk është nën presion. Manchester City është një skuadër e mire dhe e ka treguar. Ne duhet të mendojmë të japim maksimumin dhe të bëjmë një ndeshje të mirë-tha Zinedine Zidane

Sfidanti.al