Liverpool nuk ka rivalë në Premier League këtë sezon. Pas fitores me përmbysje ndaj Ëest Hamit skuadra e The Reds e ngriti sërish stekën duke arkivuar disa rekorde impresionuesve dhe duke iu afruar disa të tjerëve. Armata e drejtuar nga Jurgen Klopp e coi në 18 numrin e fitoreve radhazi në kampionatin anglez duke barazuar ecurinë e Manchester City në sezonin 2017/2018 që tregon edhe njëherë kualitetet që ka kjo skuadër.
Por nuk mbyllet me kaq, duke analizuar shifrat e Liverpoolit dalin në dritë disa rekorde të tjera interesante, sic është ai I 21 fitoreve radhazi në ndeshjet në shtëpi në Angli duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Manchester City e duke barazuar atë të Liverpoolit të Bill Shankly të vitit 1972.
Në total, për Liverpool janë 44 ndeshje radhazi me rezultat pozitiv, vetëm 5 ndeshje larg rekordit të shënuar nga Arsenali në periudhën maj 2003-tetor 2004. Përsa I përket Anfield Road, Liverpool nuk humbet në shtëpi prej 54 ndeshjesh, 32 më pak se rekordi I Chelseat në periudhën shkurt 2004-tetor 2008
Përsa u përket pikëve të grumbulluara, në javën e 21, Liverpooli I Klopp në kërë sezon ka thyer rekordin e nisjes më të mirë të sezonit në të 5 kampionatet kryesore në Evropë duke I përmirësuar statistikat, javë pas jave. Në 27 javë të këtij sezoni, Liverpooli ka grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh si Manchester United në të gjithë sezonin 1998/99 dhe të njëjtin numër fitoresh si Arsenali I Pathyeshëm I sezonit 2003/04.
Dhe e gjithjë kjo me një ecuri të jashtëzakonshme që ka nisur prej sida muajsh. Në 36 ndeshjet e fundit duke marrë parasush edhe fazën finale të sezonit të kaluar, nga 108 pikë të mundshme, Liverpooli ka grumbulluar 106
Sfidanti.al