Neymar e teproi; kërkoi përjashtimin e Barcelonës nga Champions League

‘Armiqësia’ e Neymar ndaj Barcelonës është rritur deri në atë pikë sa braziliani t’i drejtohet UEFA duke i kërkuar përjashtimin e Barcelonës nga Liga e kampioneve. Ky skenar u zbulua nga e përditshmja spanjolle AS sipas së cilës, futbollisti nuk e ka kapërdirë faktin që nënkampionët e Spanjës refuzuan të paguajnë bonusin prej 26 milionë Eurosh për babain e sulmuesit për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021. Një kërkesë, kjo që do ta vinte në pozita shumë të vështira skuadrën katalanase. Për fatin e mirë të saj UEFA nuk e mori aspak parasysh këtë kërkesë të Neymar, edhe pse nuk i dha një përgjigje zyrtare futbollistit duke treguar se qeveria e futbollit evropian nuk i dha asnjë rëndësi këtij pretendimi të 25 vjecarit.

sfidanti.al