Liverpul paralajmeron tifozet: Mos ecni te pashoqeruar ne rruget e Napolit

Transferta e Championsit ne Napoli shihet si nje rrezik per Liverpulin. Klubi anglez nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale beri nje paralajmerim per te gjithe tifozet e tij qe do te udhetojne drejt Napolit per te ndjekur skuadren e tyre ne ndeshjen qe do te luhet ne ‘San Paolo’.

Ne komunikaten e tij te publikuar ne faqen e tij te internetit dhe ne rrjetet sociale, Liverpul u kerkoi tifozeve te mos shkojne ne stadium vetem dhe u keshilloi atyre te mos marrin transportin publik dhe te mos shetisin ne rruget e qytetit te veshur me fanelen e Liverpulit apo me shallin e skuadres dhe kjo duket se rrit rrezikun e nje incidenti diplomatik.

Sfida mes Napolit dhe Liverpulit do te luhet mbremjen e kesaj te merkure dhe arbitiri i kesaj sfide do te jete hungarezi Viktor Kasai, gjyqtar qe nuk i sjell aspak kujtime te mira trajnerit te Napolit, Karlo Ançeloti duke qene se shkaktoi eliminimin e Bajernit nga Reali i Madridit ne sezonin 2016/17 kur italiani ishte ne pankinen e bavarezeve.

Sfidanti.al