Guardiola, për fat arbitrat nuk të shkatërruan këtë herë në Champions

Mançester Siti nuk i ka pasur gjithnjë punët mirë në Europë, dhe mbrëmja në Gjermani ishte një prej tyre. Gjyqtari Skomina nuk dha një penallti të pastër për Leroi Sanenë, por formacioni i Pep Guardiolës ia doli të fitonte 2-1 me përmbysje ndaj Hofenhajmit. Pep vjet u ankua për arbitrin ndaj Liverpulit, kur ekipi i tij u eleminua, ndërsa këtë herë u shmang hapi i dytë i gabuar, që mund të kishte qenë me pasoja.

Sergio Aguero dhe David Silva ishin heronjtë e përmbysjes, ndërsa trajneri katalanas pati shumë punë duke kritikuar gjyqtarin pranë vijës anësore të fushës. “Nuk e kuptoj sesi mund të mos jepet një penallti e tillë, – u shpreh ai, – vendime të tilla dëmtojnë skuadrat që punojnë gjatë për ndeshje kaq të rëndësishme. VAR duhet të vendoset sa më shpejt”.

Sfidanti.al