Skoulls i shënon gol Murinjos: i ka dalë goja jashtë kontrollit!

Pol Skoulls nuk ia kishte harruar Zhoze Murinjos fyerjen që i bëri vjet, kur ish-mesfushori i Junajtidit kritikoi Pol Pogbanë. Në atë kohë, trajneri portugez deklaroi se “Poli ka qenë një mesfushor i madh, por tani është një analist i keq”. Skoulls, një nga organizatorët më të mirë të 30 viteve të fundit në të gjithë botën, gjeti rastin për t’i kthyer përgjigje pikërisht tani, kur Murinjo po kalon një moment shumë të keq.

“Goja e tij ka dalë jashtë kontrollit, – u shpreh ish-ylli i Sër Aleks Fergusonit, – jam shumë i habitur që ai ia doli të mbijetonte pas humbjes së të shtunës dhe nuk është shkarkuar ende. Ai gjatë gjithë kohës po sulmon dhe po kritikon lojtarët. Po ashtu, po sulmon ata që ka mbi kokë në klub, sepse nuk ka marrë atë që kërkon. Mendoj se ai po e tepron dhe po e vë klubin në pozitë shumë të vështirë”.

Sfidanti.al